“Bombë” merkatoje nga Milani, 90 milinë euro për Agueron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2017 | 11:03

“Bombë” merkatoje nga Milani, 90 milinë euro për Agueron

Merkato e Milanit nuk njeh ndalesa. Emri i ri në bllokun e drejtuesve kuqezi mësohet të jetë ai i Serxho Agueros. Lojtari ka qenë edhe në të kaluarën një objektiv i klubit milanez, por tashmë bëhet më aktual se kurrë, sidomos pas zërave që vijnë nga të përditshmet më të mëdha britanike.

aguero

Sipas këtij burimi, Mançester Siti do të përpiqet të sigurojë shërbimet e Aleksis Sançez që në merkaton e janarit dhe duket se ka bërë gati një ofertë prej 20 milionë eurosh për Arsenalin që në rast refuzimi do ta humbasë lojtarin në verën e ardhshme pa fituar asnjë qindarkë. Plani i Guardiolës në fakt i takon verës së kaluar, por transferimi nuk u konkretizua.

Në rast se bëhet realitet, siç ka shumë gjasa, krerët e Milanit, Fasone dhe Mirabeli, do të përgatisin sulmin për të sjellë argjentinasin në Milanon kuqezi. Sheikët e Sitit kërkojnë për futbollistin të paktën 90 milionë euro dhe mund të mos joshen për shuma më të ulëta, pasi lojtari ka edhe dy vite kontratë me “Qytetarët”. Duke parë edhe rezultatet e skuadrës dhe nëse ecuria nuk ndryshon, presidenti Jonghong Li mund të detyrohet të fusë përsëri dorën në xhep për të përforcuar edhe më tej skuadrën.

Edhe Aguero ndoshta nuk do të ishte kundër një përvojë me italiane, por çështje më vete do të jetë paga e ish-dhëndrit të Maradonës. “Kun” në Angli paguhet 220 mijë euro në javë, ose e thënë ndryshe 11.4 milionë euro në sezon dhe nëse arrin të sigurojë të njëjtën pagë te “Djalli” do të shndërrohej automatikisht në më të paguarin e skuadrës së Montelës.

REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"