“Biskota” e EURO 2004, Italianët kërkojnë hakmarrjen ndaj Suedisë në “play-off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 17:26

“Biskota” e EURO 2004, Italianët kërkojnë hakmarrjen ndaj Suedisë në “play-off”

Të gjithë e kujtojnë ndeshjen e vitit 2004, në kampionatin Europian, ku Italia u eliminua nga ky kompeticion, pasi  fati i saj varej nga ndeshja Suedi – Danimarkë. Rezultati i vetëm që eliminonte italianët, ishte ai 2-2, dhe pasi ndeshja përfundoi, kombëtaret “vikinge” e mbyllën ndeshjen po në rezultatin 2-2.

suedi danimarke

Ky rast u cilësua si “biskota” për italianët, dhe përfundimisht ata mbetën jashtë. Tashmë “axurrët” kanë rastin më të mirë për të kërkuar hakmarrjen ndaj suedezëve, në ndeshjen që do të luajnë për fazën “play-off”, për të siguruar një biletë në Rusi 2018.

Ja dhe ndeshja e vitit 2004, mes Suedisë dhe Danimarkës, e përfunduar në shifrat 2-2.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"