Bisedime me 4 lojtarë të elitës, klubi i Kategorisë së Parë bën gati planin për merkaton e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2023 | 18:09

Bisedime me 4 lojtarë të elitës, klubi i Kategorisë së Parë bën gati planin për merkaton e janarit

Tërbuni shkurton pushimet. Kishin programuar që të nisnin stërvitjen nesër, por kanë nisur që më 3 janar. Grupi ka qenë i gjithi nën urdhrat e Alert Alcanit, përfshi edhe disa elementë të rinj të ardhur nga akademitë e Tiranës dhe Partizanit.

terbuni-besa

Emrat e këtyre lojtarëve nuk bëhen të ditur për momentin, pasi janë thjeshtë në provë. Drejtori teknik paralajmëron se deri javën tjetër do të kenë nisur edhe me merkaton në hyrje.

Për “Panorama Sport”, Viktor Gjoni thotë: “Tërbuni ka nisur stërvitjen pak më herët. Sezonin e rifillojmë me dy transferta, ndaj nuk kemi kohë për të humbur. Asgjë nuk kemi për të fshehur, ne po përpiqemi që të shtojmë cilësi në organikë. Po shohim edhe për një portier, që të jetë përkrah Elton Vatës. Jam në bisedime me dy mbrojtës dhe dy mesfushorë krahu që kanë qenë pjesë e elitës. Do të mundohemi t’i sjellim në ekip. Nuk do të mungojë as tregu i huaj, për të mundësuar ndonjë lojtar cilësor. Emrat do t’i bëjmë të ditur javën tjetër. Të gjitha prurjet do të jenë më cilësore se tjetra, ndërkohë që do të përforcohet edhe stoli. Në fazën e parë kemi bërë disa hapa fals, por këtë fazë nuk na lejohet më asnjë. Një gabim të fundos dhe një fitore të ngre. Besoj se Tërbuni i 2023-shit do të jetë i pathyeshëm dhe do të ecin me rezultate më të mira. Para se të fillojë kampionati, ne do të mundohemi të luajmë ndonjë miqësore për të parë gjendjen e organikës. Boshti i lojtarëve nuk do të ketë largime dhe stërvitja do të vazhdojë me dy seanca në ditë”.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"