Bierhof paralajmëron Bajernin: Nuk kemi ndërmend ta lëshojmë trajnerin Lëv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2017 | 22:54

Bierhof paralajmëron Bajernin: Nuk kemi ndërmend ta lëshojmë trajnerin Lëv

57-vjeçari Joakim Lëv është një nga emrat që përflitet në mediat gjermane se do të jetë trajneri i ri i Bajernit të Mynihut, në vitin 2018. Por pavarësisht performancës së Gjermanisë në Botërorin e Rusisë, menaxheri i skuadrës kombëtare, Oliver Bierhof, thotë se Federata nuk ka ndërmend ta lëshojë teknikun Lëv.

Lëv

“Joakim ka një kontratë me ne deri në vitin 2020, dhe nëse Bajerni afrohet të shfaqë interes, do i them se nuk mendojmë ta largojmë trajnerin. Pa dyshin që me cilësitë e tij Jogi i ka të gjitha mundësitë të drejtojë çdo skuadër në botë, prandaj mendoj që ka edhe interes nga klube të ndryshme”, – deklaroi Bierhof.

Tekniku Lëv ka zhvilluar një fushatë të shkëlqyer eliminatoresh me Gjermaninë, dhe thuhet se ka besim të plotë nga drejtuesit e Federatës, pavarësisht se cili do jetë rezultati që do arrijë në Kupën e Botës. Gjatë 11 viteve në krye të pankinës së “panxerave”, ai ka arritur të fitojë Botërorin në vitin 2014, dhe ta dërgojë ekipin deri në finalen e Europianit 2008.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"