Besa shkëlqen me “poker” golash, Mërgjyshi: Kjo fitore na çon të qetë në pushimet e dimrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2020 | 22:32

Besa shkëlqen me “poker” golash, Mërgjyshi: Kjo fitore na çon të qetë në pushimet e dimrit

Besa kthehet me “poker”, Elbasani është dramë. Kavajasit bindin në mbyllje të 2020- ës, duke marrë vendin e dytë, teksa triumfuan 4-0 në ndeshjen e fundit të vitit.Mergjyshi

Artan Mërgjyshi i kënaqet dominimit dhe golave. Trajneri i Besës, pas ndeshjes, tha: “E kishim vlerësuar maksimalisht këtë përballje. Vetë loja e dëshmoi këtë, teksa dominuam e shënuam shumë herët 2 golat që në 16 minutat e para.

Ekipi tregoi dëshirë, ego dhe kjo më kënaq, pavarësisht kundërshtarit. Në pjesën e dytë u dhashë mundësi edhe lojtarëve të rinjve. Kjo fitore na çon të qetë në pushimet e dimrit, për të reflektuar e korrigjuar gabimet e vëna re gjatë kësaj faze”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"