Besa ia merr dorën Skënderbeut, e mposht sërish në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 19:01

Besa ia merr dorën Skënderbeut, e mposht sërish në miqësore

Besa e Kavajës duket se i ka marrë dorën Skënderbeut në testet miqësore. Verdhezinjtë, që këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Parë, mposhtën skuadrën e drejtuar nga Ahmataj ditën e sotme me rezultatin rezultatin 1-2, në takimin e zhvilluar në “Tropikal”.

Skenderbeu Besa LOGO

Kujtojmë që kjo është përballja e dytë mes këtyre 2 skuadrave në këtë periudhë përgatitjesh. Edhe në testin e parë, ishin kavajasit që fituan me rezultatin 1-2.

Besa MIQESORE LOGO

Për sa i përket takimit të sotëm, Besa kaloi e para në avantazh në minutën e 12-të me anë të sulmuesit Peqini, ndërkohë që korccarët barazuan shifrat në të 52-tën, me Elvi Berishën. Vetëm 11 minuta ka zgjatur baraspesha, pasi ishte braziliani Kaina, ai i cili vulosi takimin duke shënuar golin e fitores për të besuarit e Kashamit.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"