Beratasit drejt rënies në të Dytën, Droboniku: Tomori, dinjitoz deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 12:42

Beratasit drejt rënies në të Dytën, Droboniku: Tomori, dinjitoz deri në fund

Matematika është e vetmja që ia mban gjallë shpresat Tomorit për të mbijetuar në Kategorinë e Parë. Gjersa ekziston kjo mundësi, në Berat do të mundohen deri në fund që të arrijnë mrekullinë. Prova e parë për këtë mision është të dielën në orën 14:00, ku Tomori pret Besën.

droboniku

Pas seancës stërvitore të së premtes, trajneri Iken Droboniku ka deklaruar për “Panorama Sport”, se skuadra nuk do të dorëzohet deri në fund, gjersa matematika i mban në lojë. Tekniku beratas ka dhënë një mesazh të qartë dhe të dyfishtë, jo vetëm për mbështetësit e Tomorit, por në mënyrë të veçantë edhe për skuadrën që ai drejton, duke e kondicionuar rezultatin pozitiv ndaj Besës edhe me garancinë e rrogës mujore. Ky si një detyrim që skuadra ka ndaj punëdhënësit, që në këtë rast është klubi dhe Bashkia Berat.

“Ne vijmë përballë Besës pas një paraqitje pozitive në Fier. Mund të them me bindje të plotë, që Tomori zhvilloi lojë të mirë ndaj Apolonisë në transfertë. por rezultatin final e përcaktuan në mënyrë abuzive faktorë të jashtëm. Këta ndikuan nga tribunat, në fushën e lojës, te gjykimi i turpshëm i këtij takimi. Me këtë dua të them, se ne vijmë me një moral të lartë edhe pas një humbje. Unë jam krenar që drejtoj këtë skuadër. Tomori do të luaj në mënyrë dinjitoze dhe për fitore përballë Besës. Shpresoj që të përsërisim ndeshjen me Apoloninë, sepse kështu do të respektojmë denjësisht deri në fund kampionatin, por edhe për të justifikuar rrogat mujore që na akordon klubi dhe bashkia”, u shpreh trajneri i skuadrës beratase, Iken Droboniku.

tomori

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"