Finalja e dytë në 3 vite, Vincius: Është një ëndërr të luash për këtë klub

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 10:28

Finalja e dytë në 3 vite, Vincius: Është një ëndërr të luash për këtë klub

Hoselu ka shënuar dy gola për Realin e Madridit, dy gola që i kanë dhënë finalen ekipit të bardhë. Por për UEFA-n, lojtari i ndeshjes ka qenë Vinicius Zhunior. Braziliani ka shkëlqyer pavarësisht se nuk e ka shënuar emrin në tabelë. Pas ndeshjes ai ka folur për mediat e klubit, duke treguar emocionet e një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë. “Është nder të jesh pjesë e këtij ekipi dhe të mbrosh këtë fanellë.

Vinicius

Ky është Reali i Madridit. Ne kurrë nuk dorëzohemi, besojmë në veten tonë dhe fansat tanë do të jenë me ne. Le të shkojmë për të 15-ën”, tha ai. Vinicius ka vlerësuar edhe ndikimin që ka stadiumi “Bernabeu” te lojtarët e Madridit. “Kur jemi në shtëpi, uniteti i ekipit tonë bën ndryshimin. Ne duam të fitojmë gjithnjë këtu. Nëse më duhet të zbres për të mbrojtur, do ta bëj, sepse objektivi është një dhe vetëm një fitorja. Ne dëshironim të shkonim në finale dhe falë mbështetjes së tifozëve tanë, ia dolëm”, shtoi Vinicius. Braziliani më pas foli dhe për atë çfarë pritet të ndodhë në finalen e 1 qershorit. “Është një ëndërr të jem në gjendje të luaj futboll për Realin e Madridit.

Kam lënë një vend në Brazil, në anën tjetër të botës. Arrita të bëj histori me këtë ekip, me familjen time pranë dhe me këta tifozë që i dua shumë dhe që më mbështesin gjithmonë. Tani dua një tjetër trofe”, theksoi braziliani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"