Skënderbeu merr pikën në kohën shtesë, trajneri Gvozdenoviç: Ndeshje për infarkt, fati ishte me ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 9:56

Skënderbeu merr pikën në kohën shtesë, trajneri Gvozdenoviç: Ndeshje për infarkt, fati ishte me ne

Ivan Gvozdenoviç, për gazetën pas ndeshjes u shpreh se kjo ndeshje ishte për infarkt, por megjithatë tani që mbaroi është i qetë, pasi objektivi i Skënderbeut është arritur:

Ivan Gvozdenovic

“Ishte një ndeshje për infarkt deri në momentin që mbaroi. Me një pikë jemi të kënaqur pasi kemi shmangur më të keqen. Kishim besim dhe jam i kënaqur që lojtarët nuk e humbën besimin deri në fund. Mund të them se fati dhe Zoti ishte me ne. Në pjesën e parë ishim disi në gjumë. Laçi ishte më agresiv. Goli na rëndoi shumë, por për fat të mirë djemtë nuk e humbën besimin. Kjo është hera e parë në këtë sezon që e them me gojën plot, jam i qetë pasi objektivi primar për ne është arritur tashmë.

Tani do shohim nëse mund ta kapim vendin e katërt. Do të luftojmë në ndeshjen e fundit kundër Vllaznisë. Nëse e meritojmë do ta arrijmë, në të kundërt jemi të kënaqur me atë që kemi bërë deri tani. Objektivi i parë është përmbushur. Kemi promovuar lojtarët e rinj dhe kemi marrë financa të mira nga shitja e Frenklin, këto të gjitha tregojnë se jemi në rrugën e duhur.”, përfundoi trajneri i Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"