Moviola Real Madrid-Bajern Mynih, gjyqtarët gabuan te pozicioni jashtë loje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 9:45

Moviola Real Madrid-Bajern Mynih, gjyqtarët gabuan te pozicioni jashtë loje

Real Madrid-Bajern Mynih pati polemika të shumta për një gol që nuk u akordua në minutat shtesë të ndeshjes për ekipin gjerman. De Ligt çoi topin në rrjetë, por kryesori kishte vërshëllyer për ndalimin e aksionit, i sinjalizuar për një pozicion jashtë loje të bavarezëve. (VIDEO)

sadsadasas

Këta të fundit kontestuan vendimin, duke e cilësuar të gabuar ndërhyrjen e kryesorit, pasi pozicioni jashtë loje nuk ishte i dukshëm. Dhe i të njëjti mendim është edhe ish-gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzales, i cili është moviolisti i “AS” dhe i “SER”. “Ky është një aksion ku nuk shihet qartësisht nëse është apo jo pozicion jashtë loje. Por nuk mund të flasim për gol të anuluar, pasi asistenti çon flamurin dhe gjyqtari vërshëllen para se topi të shkojë në portë.

Menaxhimi më i mirë do të kishte qenë që të pritej që të përfundonte aksioni i rrezikshëm para se të çonte dorën lart. Kështu mund të hynte në lojë VAR-i”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"