Zhbllokoi rezultatin për Teutën përballë Erzenit, Klejdi Daci: E zgjidhëm shpejt, goli për familjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 11:49

Zhbllokoi rezultatin për Teutën përballë Erzenit, Klejdi Daci: E zgjidhëm shpejt, goli për familjen

Klejdi Daci i hapi rrugën fitores së Teutës në derbin me Erzenin. Ai realizoi golin e 9-të në kampionat dhe tani shpreson të gjejë rrugën e rrjetës edhe me Dinamon.

Daci

“Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe kryesorja ishte që ta zgjidhnim sa më shpejt atë. E kishim vlerësuar maksimalisht ndeshjen me Erzenin për dy arsye, e para që të shmangini m “play out”-in dhe e dyta për të parë më lart në ndeshjen me Dinamon. Jemi në garë për “Final 4”. Për golin jam shumë i kënaqur dhe shpresoj të shënoj edhe në ndeshjen e fundit për të shkuar pse jo në 4-she.

Dedikimi? Për familjen time, që më ka mbështetur gjithmonë, por edhe për shokët e skuadrës”, tha Daci për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"