Moviola Dinamo-Egnatia / Hamitin e shpëton VAR-i, ka dyshime tek autogoli i vendasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 10:14

Moviola Dinamo-Egnatia / Hamitin e shpëton VAR-i, ka dyshime tek autogoli i vendasve

Kryesori Eldorjan Hamiti ka gjykuar mirë përgjithësisht në këtë ndeshje, por ka dyshime në aksionin e autogolit të Behiratçes, ku duhej edhe ndërhyrja e VAR-it, por kjo nuk ndodhi. VAR–i e korrigjoi arbitrin lezhjan në rastin e kartonit të kuq të Aleksit. Në këtë rast Hamiti gaboi dyfish.

HAMITI

 

21’ Fernando avancon në të majtë dhe hyn në zonën e Dinamos, tenton pasimin për Montenegron dhe Behiratçe shkakton autogol. Te Dinamo pretendojnë për një ndërhyrje të gabuar ndaj Mijës dhe pamjet tregojnë se ka një goditje nga prapa të lojtarit blu. Hamiti nuk mendon kështu dhe as VAR-i nuk ndërhyn. Minimalisht duhet rishikuar si rast. (VIDEO)

90+2’ Aleksi ndërhyn ashpër me taka ndaj Zabërgjës. (VIDEO)

Hamiti ndëshkon me karton të verdhë Fangajn, që ishte pjesë e aksionit, duke gabuar dy herë. Pasi thirret nga VAR-i Hamiti akordon karton të kuq për Aleksin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"