Tuhel i zhgënjyer nga disfata ndaj Realit: Nuk ishte mbrëmja jonë, Nojer s’do të gabonte as për 100 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 9:23

Tuhel i zhgënjyer nga disfata ndaj Realit: Nuk ishte mbrëmja jonë, Nojer s’do të gabonte as për 100 vite

Trajneri i Bajern Mynih, Tomas Tuhel, u pa shumë i nxehur në frymën e fundit të lojës. 50- vjeçari nuk kishte sesi të linte pa përmendur gabimin e Manuel Nojerit, i cili pas një sërë pritjesh bëri gafën e madhe, duke ndikuar kështu në mënyrë të pashmangshme në eliminimin e bavarezëve.

tuhel

TUHEL – “Fakti që Serzh Gnabri u dëmtua shumë herët ishte një shenjë që tregoi se ndeshja do të ishte shumë e vështirë për ne. E nisëm më këmbën e gabuar. Nëse do të ishim më të saktë në zbatimin e detyrave, edhe ndeshja s’do të shkonte në këtë pikë. Por fjalët dhe justifikimet janë të kota. Më pëlqeu inkursioni i Dejvis. Ai goditi me vetëbesim dhe shënoi gol shumë të bukur. Për mënyrë se si rrodhi loja na dhemb. Më vjen keq për grupin.

Kapiteni Nojer zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme deri te goli i parë i Realit. Mbase edhe pas 100 vitesh nuk do ta realizonte një gafë të tillë. Por futboll i ka të gjitha”, përfundoi shkurtimisht trajneri Tomas Tuhel. Ende mbetet një mister nëse ai do të vijojë të jetë në pankinën e bavarezëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"