Autori i golit të Skënderbeut kundër Laçit, Ermir Rashica: Ia dalim për “Final 4”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 11:15

Autori i golit të Skënderbeut kundër Laçit, Ermir Rashica: Ia dalim për “Final 4”

Ermir Rashica fitoi penalltinë dhe e shndërroi po vetë në gol kundër Laçit. Pas ndeshjes për gazetën, sulmuesi thotë: “Ishte një ndeshje që ka pasur një ngarkesë shumë të lartë emocionale pasi luanim gjithçka.

rashica

Rrezikuam deri në fund që të komplikonim një sezon që unë do ta quaj pozitiv, por në fund falë insistimit tonë dhe besimit te cilësitë që kemi si ekip arritëm të merrnim një rezultat që na qetëson dhe mbi të gjitha, na lejon të provojmë edhe ‘Final 4’.

Jam i lumtur që goli im i hap rrugë një mundësie kaq të madhe për skuadrën. Mbeten edhe 90 minuta dhe do të tentojmë gjithçka për gjithçka. Jam i bindur se nëse ekipi sakrifikon, ia dalim për të hyrë në katërshe”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"