Bejzade njofton dy afrime të reja te Laçi: Nuk krahasohemi me Tiranën e Partizanin, kërkojmë maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2023 | 21:24

Bejzade njofton dy afrime të reja te Laçi: Nuk krahasohemi me Tiranën e Partizanin, kërkojmë maksimumin

Laçi u mund nga Partizani në minutat shtesë të takimit, teksa në debutim, trajneri Skerdi Bejzade u shpreh i zhgënjyer nga takimi për shkak të rezultatit, por shtoi se skuadra ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë.

bandicam 2023-09-03 21-20-53-343

Ndeshja? Sa për ekipin dhe se çfarë përgjigje mora, jam i kënaqur për lojën e zhvilluar. Kem ekip të ri në moshë dhe krahu i djathtë ka moshë 18 vjeçare. Mendoj se meritonim 1 pikë dhe do t’i bënte mirë skuadrës për moralin. Kur pëson në minutën e fundit, të vjen keq. Duhet të jesh i përqendruar sepse dëgjoj në studio që luajtëm mirë 20 minuta por futbolli është deri kur bie bilbili.

Krijuam raste dhe mund të shënonim gjë që do të na lehtësonte, por nuk shënuam dhe kur nuk shënon, e pëson.

Ku mund të shkojë Laçi? Objektivi ynë është që të fitojmë çdo ndeshje por se ku dalim, është gjë tjetër. Them se kundërshtarët tonë nuk janë direkt Tirana dhe Partizani sepse kanë investuar shumë por pas këtyre, ne duam të jemi sa më lart.

Ndryshimet në formacion dhe sulmi? Kemi më shumë mesfushorë. Të deklaruar kemi vetëm 1. Kemi bërë edhe 2 afrime të reja dhe do të prezantohen se kush janë por me këta lojtarë që kam, do të ndërtoj mënyrën e lojës. Kam qenë vetë sulmues dhe është e vështirë me 1 sulmues megjithatë do të shohim.

Ekuilibri i skuadrës? çdo ekip që ndjek edhe në Champions dhe ku vrapojnë nga 12 km, mbajnë distancë të shkurtër. Nëse nuk e mban, dukesh si amator. Nëse nuk e mban, nuk mund të flasim për futboll profesionist”, u shpreh Bejzade për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"