Befason presidenti i klubit të njohur europian: Futbollistët e mi nuk luajnë mirë sepse bëjnë shumë seks

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 23:42

Befason presidenti i klubit të njohur europian: Futbollistët e mi nuk luajnë mirë sepse bëjnë shumë seks

Presidenti i klubit rumun Steaua e Bukureshtit Xhixhi Bekali ka habitur me kritikat ndaj lojtarëve të skuadrës së tij.

0_gettyimages-164771033-594x594

Për shkak të rezultateve aspak të kënaqshme në kampionat duke mos fituar në 3 ndeshje radhazi, 61-vjeçari shtoi se lojtarët e tij kryejnë shumë marrëdhënie seksuale, ç’ka ka sjellë rënie në formën e tyre në ndeshje.

“Futbollistët e mi bëjnë shpesh dashuri me partneret e tyre. Kjo është arsyja se përse ata nuk po luajnë mirë së fundmi. Shikoni Dan Petresku (trajneri rival i CFR Kluzhit). Futbollistët e tij kryejnë marrëdhënie seksuale një herë në javë. Ata i takojnë partneret e tyre vetëm një herë në javë”, deklaroi Bekali.

Presidenti i Steauas shkakton gjithmonë polemika për deklaratat e tij kontraverse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"