Befason Partizani, emëron një turk në stol si zëvendëstrajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2019 | 8:56

Befason Partizani, emëron një turk në stol si zëvendëstrajner

Pas largimit të trajnerit Roland Tarja në Amerikë, presidenti i klubit të të kuqve, Rogert Huqi, po mendon që ta kompletojë skuadrën para sfidave ndërkombëtare, jo vetëm me lojtaret e duhura, por po punohet dhe për një staf të kualifikuar për të krijuar një skuadër volejbolli të femrave bashkëkohore.

Roland Tarja

Ende nuk ka një emër në tavolinë për zëvendësimin e trajnerit Tarja, por është bërë me dije nga ana e klubit nëpërmjet presidentit Huqi se në stafin teknik është afruar si në detyrën e zëvendëstrajnerit turku Berkant Çakir, i cili ka qenë trajner në Kategorinë e Parë të kampionatit turk të volejbollit si trajner kryesor i Bylent Ytyn në Klubin Sportiv Özate?, i cili garonte në Grupin 1 të Divizionit A në volejbollin e femrave.

Cakir

Kështu kompletohen dy zëvendëstrajnerët, që ky së bashku dhe me zëvendëstrajnerin aktual Ilir Thanasi, do të punojnë së bashku, deri në ardhjen e trajnerit të ri të skuadrës.

22049945_1939210199700866_5417083100700357633_n

Deri tani tek ekipi i Partizanit janë konfirmuar 5 afrime të reja, ku katër lojtare prej tyre i përkasin kampionatit tonë: Joana Kushi, Fatbardha Picaku, Klonarda Nezaj dhe Jola Gjermeni, ndërkohë që është afruar dhe një tjetër lojtare e huaj nga Sllovakia, Romana Hudecova.

A.Dushku – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"