Befason klubi i Kategorisë së Dytë, afron në skuadër sulmuesin… 40-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2021 | 22:56

Befason klubi i Kategorisë së Dytë, afron në skuadër sulmuesin… 40-vjeçar

Skuadra e Devollit që militon në Grupin B të Kategorisë së Dytë, i ka surprizuar të gjithë me lëvizjen e fundit në merkato. “Panorama Sport” mëson se juglindorët e drejtuar nga trajneri Trifon Meraku, kanë federuar ditën e sotme sulmuesin 40-vjeçar, Dritan Mehmeti, i cili vjen nga radhët e Përmetit.

Mehmeti

Drejtuesit devollinj duket se janë “joshur” nga eksperienca e madhe e sulmuesit, i cili në të kaluarën më së shumti ka qenë pjesë e Delvinës dhe Butrintit, ku në sezonet e kaluara është shpallur dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Devolli

Mehmeti pritet të formojë dyshen e sulmit me një sulmues me një moshë relativisht të madhe, siç është Alatin Ametlli (38-vjeç).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"