Batha alarmon sërish Egbonë, Sasraku gati t’i bashkohet skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 11:56

Batha alarmon sërish Egbonë, Sasraku gati t’i bashkohet skuadrës

Tirana ka vazhduar përgatitjet për sfidën e Europës kundër Jang Bojsit. Skuadra bardheblu edhe dje është stërvitur në “Selman Stërmasi” për shkak të thatësirës në “Skënder Halili”. Stërvitja ka qenë me ritëm të lartë, por në fund ka shqetësuar vetëm një lojtar. Bëhet fjalë për Idriz Bathën që ka ndier shqetësim në këmbën e majtë të dëmtuar. Dhimbjet i ka ndierë gjatë pjesës së fundit të stërvitjes sa është detyruar të lërë përgatitjet dhe të futet në dhomat e zhveshjeve.
Tirana Batha
Ky dëmtim e ka alarmuar jo pak trajnerin dhe stafin e tij. Nga ana tjetër, vetë drejtuesit e ekipit kanë pranuar se lojtari nuk rrezikon asgjë dhe do të jetë i gatshëm për sfidën me Jang Bojsin. Kujtojmë se Tirana ka kaluar dy ture në Europë. Një tur skuadra bardheblu e kaloi në Champions League dhe një tjetër në Europa League, por pa luajtur fare.
Sasraku
Sasraku – I vetmi që shqetëson grupin është Derik Sasraku. Lojtari është stërvitur mirë edhe dje dhe me shumë mundësi do të jetë sot me grupin. Nga ana tjetër, lojtari mund të jetë gati për Jang Bojsin, por mbetet një lojtar me shumë të panjohura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"