Bastoni: Të lodhur? Energjitë për fundin gjenden, jemi gati për Sitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 19:33

Bastoni: Të lodhur? Energjitë për fundin gjenden, jemi gati për Sitin

Ndeshja e Kupës së Italisë në “Olimpico” ishte ndeshja e 54-t e sezonit të Interit, në një vit që pati edhe Kupën e Botës në Katar në nëntor-dhjetor, ndaj lodhja mes lojtarëve është e kuptueshme. Alesandro Bastoni ama ka kërkuar që kjo të mos shërbejë si alibi për fundsezonin e Interit.alessandro-bastoni-inter_1p87fr1cdzzp918scu3jyx3wqk

“Ne jemi të stërvitur për momente të tilla, jemi profesionistë. Stafi sigurisht që na ndihmon shumë dhe punon me ne. Siç tha Handanoviç, fitoret të ndihmojnë për të sjellë të tjera fitore. Ne e dimë sa e rëndësishme është sfida ndaj Atalantës të shtunën dhe ajo e 10 qershorit ndaj Sitit. Energjitë gjenden vetë”, u shpreh mbrojtësi italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"