Bastet, moti dhe transmetimi/ Ja çfarë duhet të dini për duelin Çeki-Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 9:33

Bastet, moti dhe transmetimi/ Ja çfarë duhet të dini për duelin Çeki-Shqipëri

Çeki-Shqipëri do të luhet sot në orën 20:45 në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës dhe temperaturat pritet të jenë ideale për një ndeshje futbolli.Collage Maker-07-Sep-2023-09-29-AM-511

Sipas parashikimit të motit, në orarin e ndeshjes temperatura do të jetë 21 gradë celsius, me një mot të favorshëm për skuadrat.

Ndërkohë, për tifozët shqiptarë që nuk kanë mundësi të ndjekin këtë takim nga stadiumi, do të transmetohet direkt në televizionin “KLAN” dhe platformën “Supersport” në “Digitalb”.

Përsa i përket basteve, Çekia konsiderohet favorite nga kompanitë ndërkombëtare për të fituar ndeshjen e sotme. Triumfi i mundshëm i vendësve kuotohet me 1.55, ndërsa një barazim ka koeficientin 3.45. Nga ana tjetër, fitorja e kuqezinjve të drejtuar nga Silvinjo llogaritet me koeficientin e lartë 6.40.

Megjithatë, këto janë vetëm parashikime, pasi gjithçka do të vendoset në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"