BASTET/ Bazeli superfavorit, ja si kuotohet fitorja e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2021 | 17:36

BASTET/ Bazeli superfavorit, ja si kuotohet fitorja e Partizanit

Njëjtë si në ndeshjen e parë mes Bazelit dhe Partizanit, edhe në të dytën kompanitë e basteve kuotojnë zviceranët si favoritët absolutë për të triumfuar.

Partizani

Fitorja e Partizanit kuotohet plot 4.25, ndërsa fitorja e Bazelit 1.75. Barazimi kuotohet 3.85. Deri më tani janë 6 kompani bastesh që e kanë kuotuar këtë sfidë dhe të gjitha koeficientet janë thuajse identike.

Duke pasur parasysh edhe nivelin e Bazelit dhe historinë e kësaj skuadre, normalisht që kompanitë e basteve i kuotojnë zviceranët si favoritë, ndërsa Partizani, ende ka koeficient të lartë për të fituar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"