BASKETBOLL MESHKUJ/ Teuta mbron kurorën, shpallet sërish kampione e Shqipërisë (SKEDAT)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 11:23

BASKETBOLL MESHKUJ/ Teuta mbron kurorën, shpallet sërish kampione e Shqipërisë (SKEDAT)

Teuta është kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin 2021-2022, duke u konfirmuar për vitin e dytë radhazi si ekipi më i mirë në vend.

BASKETBOLLTeuta, kampione e Shqipërisë për sezonin 2021-2022

Durrsakët e trajnerit Melzin Lazimi triumfuan në finalen e katërt ndaj Vllazninë në Shkodër me rezultatin 53-68, duke e mbyllur serinë në shifrat 3-1.

Një sukses më se i merituar i bregdetareve që kurorëzojnë në mënyrë fantastike një tjetër edicion të shkëlqyer, në të cilin kanë fituar edhe Superkupën, si dhe ishin ekipi i vetëm nga Shqipëria pjesë e “Final 4” në Ligën Unike.

Ndërkohë, Vllaznia as këtë vit nuk arrin që ta konkretizojë ëndrrën e titullit të dhjetë kampion.

NDESHJA – Për sa i përket takimit të djeshëm në “Qazim Dervishi”, ishin të zotët e shtëpisë ata që e filluan më mirë.

Të mbështetur nga një publik i zjarrtë që kishte mbushur pallatin e sportit, shkodranët e filluan mjaft mirë ndeshjen duke prekur edhe një avantazh prej 10 pikësh, për ta fituar periodën e parë 24-16.

Por vetëm kaq, pasi dominimi i vendësve mbyllet këtu, ndërsa të besuarit e trajnerit Melzin Lazimi marrin komandën në parket.

Kështu, Teuta shpërthen në 10-minutëshin e dytë, të cilin e fiton 11-23, për të shkuar në pushim me avantazhin 35-39.

Durrsakët e kontrollojnë lojën deri në fund, për t’i fituar edhe dy periodat e mbetura përkatësisht 10-14 dhe 8-15.

Njeriu i ndeshjes dhe nga më decizivët në “play off” për suksesin e durrsakëve ishte amerikani Nasir Core, autor i 24 pikëve dhe i 8 kërcimeve.

Kështu gjithçka mbyllet me festën legjitime të Teutës që i shton muzeut të klubit titullin e katërt kampion në histori.

Në fund u mbajt edhe ceremonia, teksa sekretari i FSHB-së, Korab Llazani, i dorëzoi trofeun kapitenit të Teutës, Kristi Gorea, me bregdetarët që i gëzohen suksesit që vjen pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm.

SKE

SKE 1

1

2

3

4

ROLAND GJINI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"