Basketboll femra/ Flamurtari përballë Partizanit, përcaktohet finalja e kampionatit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2021 | 21:43

Basketboll femra/ Flamurtari përballë Partizanit, përcaktohet finalja e kampionatit (VIDEO)

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra ka përcaktuar skuadrat finaliste për sezonin 2021.

190115993_208004404473265_2799049744813477283_n

Ashtu sikurse ndodhi në Kupë, finalja Flamurtari-Partizani do të përsëritet edhe në Kampionat. Si vlonjatet ashtu edhe kryeqytetaset i mbyllën 2-0 llogaritë e gjysmëfinaleve, duke mundur respektivisht Studentin dhe Tiranën.

Në takimet e zhvilluara sot në kryeqytet Flamurtari mundi Studentin 80-47 në “Asllan Rusi”, ndërsa Partizani fitoi derbin ndaj Tiranës 117-94, ndeshje e zhvilluar në “Farie Hoti”.


ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"