BASKET U-14/ Formati NBA Jr Albania, triumfon skuadra Superior

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2023 | 21:59

BASKET U-14/ Formati NBA Jr Albania, triumfon skuadra Superior

Për herë të parë në Shqipëri u zhvillua formati NBA Jr Albania, kompeticion ku morën pjesë 30 ekipe U-14 për djem.

321984031_878896693248423_4028433958710646648_n

U luajtën plot 136 ndeshje dhe u përfshin 10 qytete, me ekipet e moshave të basketbollit shqiptar që paraqitën nën emrat e skuadrave të NBA-së. Një kompeticion argëtues për të vegjlit e sportit të koshit në Shqipëri, që dhuroi sfida tepër interesante, me eventin që e uli siparin në ditën e fundit të dhjetorit.

Kampion i NBA Junior Albania për vitin 2022 u shpall Superior Klima (LA Clipers). Superiori mundi në finale Kamzën (Clevland Cavaliers) me rezultatin e thellë 105-62, finale e zhvilluar në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, duke ngritur lart trofeun

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"