BASKET/ Formacionet e javës, Benally dhe Hamati MVP

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 20:13

BASKET/ Formacionet e javës, Benally dhe Hamati MVP

Si te femrat gjithashtu edhe te meshkujt vijojnë sfidat e sezonit të rregullt, me kampionet e basketbollit që tashmë po i drejtohen fundit. Collage Maker-28-Mar-2023-05-43-PM-5412Si gjithnjë, pas çdo jave duke iu referuar statistikave, FSHB-ja ka shpallur lojtarët MVP si dhe formacionet më të mira. Vlerësimi i më të mirëve të javës këtë herë ka shkuar për Analys Bennally të Flamurtarit te femrat dhe për Julian Hamatin e Tiranës te meshkujt.

FEMRAT – Kategoria e Parë e basketbollit të femrave kompletoi të shtunën ndeshjet e javës së 17-të. Rendimentin më të lartë për këtë xhiro e kishte Analys Benally e Flamurtarit. Amerikania regjistroi tripletë dyshifrore me 29 pikë, 10 ribaunde dhe 10 asiste, duke shënuar indeksin 44 në fitoren e thelë që vlonjatët arritën në shtëpi ndaj Elbasanit. Në formacionin më të mirë të javës ka vend edhe për dy lojtare të tjera nga Flamurtari: Sophia Jacobsson me 33 pikë, 7 ribaunde dhe 11 asiste, si dhe De’ja Marshall me 17 pikë, 20 ribaunde dhe 1 asist. Ndërkohë top-5 kompletohet më dy lojtare nga Studenti, të cilat shkëlqyen kundër Barletit: Megi Spahiu me 27 pikë, 10 ribaunde dhe 5 asiste, si dhe Xhensika Toska me 18 pikë, 11 ribaunde dhe 4 asiste.

MESHKUJT – Me 17 pikë, 18 ribaunde dhe 6 asiste, teksa regjistroi indeksin 38, Julian Hamati u shpall lojtari më i mirë i javës së 19-të në Superligën e meshkujve. Një paraqitje e shkëlqyer nga Hamati, në fitoren e thellë që Tirana shënoi kundër Vllaznisë në “Farie Hoti”. Pjesë e formacionit të javës është edhe një tjetër bardheblu, Endrit Hysenagolli, autor i 22 pikëve, 5 ribaundeve dhe 2 asiste në 23 minutat që qëndroi në parket. Ndeshja fantastike edhe nga Robert Whitfield i Apolonisë, i cili regjistroi 29 pikë, 7 ribaunde dhe 6 asiste në triumfin e fierakëve kundër Kamzës. Një tjetër lojtar që ka një vend fiks çdo javë në top-5 është edhe Jordan Robinson i Besëlidhjes, protagonist me 18 pikë, 9 ribaunde dhe 2 asiste në suksesin që lezhjanët arritën ndaj Teutës. Këta të fundit përfaqësohen nga Avery Sullivan, autor i 27 pikëve dhe 7 ribaundeve, por që nuk shërbyen për ta shmangur humbjen e kampionëve në fuqi në takimin e zhvilluar të dielën në mbrëmje kundër Besëlidhjes.FEM (1)PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"