Basha: Rikthimi i lojtarëve me eksperiencë ishte i nevojshëm, nuk e kam problem sistemin e lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 23:39

Basha: Rikthimi i lojtarëve me eksperiencë ishte i nevojshëm, nuk e kam problem sistemin e lojës

Migjen Basha u rikthye me ekipin Kombëtares, pas një mungese të gjatë. Në një prononcim për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes mesfushori u shpreh i kënaqur për fitoren e arritur.

bandicam 2018-09-07 23-34-32-699

Rikthimi i lojtarëve me eksperiencë ishte i nevojshëm…

Sigurisht që po, kur ke lojtarë me eksperiencë, ndryshon dhe ndihmon shumë më shumë. Eksperienca ka qenë fondamentale. U desh të reagonim. Kemi reaguar në mënyrë të mirë. Në fund të fundit 3 pikë janë të rëndësishme.

Sa komod ishe në pjesën e përparme, nuk pamë shumë pasime vertikale. Nuk pate shumë hapësire…

Unë nuk e kam problem sistemin. Mundohem para ndeshjes ta përgatit ndeshjet dhe ti kuptoj lëvizjet, lojtarët. Sistemi ishte shumë i mirë sot. Në pjesën e dytë, sistemi ka qenë pak më i vështirë, se duhet të mbroheshim dhe të merrnim 3 pikë.

Për kartonin e verdhë…

Mendova që ta mbrojë topin, nuk arrita, u desh ta bëja faullin. Mendova që nuk do më ndëshkonte në faullin e parë. E rëndësishme është që isha i qetë dhe nuk mora kartonin e dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"