Barxalji: Juventusi kërkon tripletën, Ronaldo nuk është…jashtëtokësor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 15:45

Barxalji: Juventusi kërkon tripletën, Ronaldo nuk është…jashtëtokësor

Në këto ditë kur lojtarët i janë bashkuar kombëtareve, Masimiliano Alegri ka vetëm tetë lojtarë në dispozicion nga ekipi i parë. Një prej tyre është Andrea Barxalji, i cili ka dhënë një intervistë të shkurtër për televizionin e klubi.

barzalji

Veterani nuk duket aspak i habitur nga shoku i ri i skuadrës, Kristiano Ronaldo, të cilin e përshkruajnë si një alien të zbritur në fushat stërvitore bardhezi. “Kam dëgjuar një mori epitetesh për Kristianon, por e vërteta është që ai është një djalosh si gjithë të tjerët. Ka një sjellje normale, ka dëshirë të bëjë shaka dhe të qeshë dhe i gjithë grupi është shumë i lumtur për ardhjen e tij te Juventusi”, tha 37-vjeçari.

ronaldo

Nga përvoja e tij, Barxalji nuk merr përsipër të bëjë parashikimin për sezonin, duke vlerësuar se: “Nuk mund të them nëse kjo është skuadra më e fortë, sepse rezultatet i vendos fusha. Në letër jemi favoritë dhe e kemi nisur mirë, por nuk duhet të harrojmë se kemi edhe lojtarë të rinj në grup, të cilët po përballen me një realitet tjetër”. Për një ekip si Juvja, objektiv është çdo trofe, me Barxaljin që gjithashtu shpjegoi: “Objektivi ynë nuk është një trofe, por lufta në të gjitha frontet për të arritur deri në fund të çdo kompeticioni. Do të japim maksimumin dhe përveç Kupës së Italisë dhe kampionatit, do të kërkojmë të bëjmë më të mirën edhe në Ligën e Kampioneve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"