Barcelona godet në merkato, katalanasit arrijnë marrëveshjen me objektivin e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 15:00

Barcelona godet në merkato, katalanasit arrijnë marrëveshjen me objektivin e Bajernit

Serxhinjo Dest do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës. Skuadra katalanase ka arritur të thyejë konkurrencën e Bajernit të Mynihut për mbrojtësin e Ajaksit, i cili pritet që në ditët e ardhshme të zbarkojë në Katalonjë.

dest_0

Barça ka arritur marrëveshjen me 19- vjeçarin dhe tani duhet thjesht që holandezët të pranojnë ofertën e bërë mbrëmjen e djeshme në mënyrë zyrtare.

Katalanasit kanë ofruar 20 milionë euro dhe 5 të tjera në formë bonusesh. Në zyrat e “Camp Nou”-t ka optimizëm dhe janë të bindur që Dest do të jetë i tyre. Serxhinjo Dest është mbrojtës i djathtë dhe do të zërë vendin e Semedos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"