Barcelona e së ardhmes, klubi pret vetëm një përgjigje nga Mesi dhe dy shokët e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 18:43

Barcelona e së ardhmes, klubi pret vetëm një përgjigje nga Mesi dhe dy shokët e skuadrës

Barcelona është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin jo vetëm me kapitenin Lionel Mesin, por dhe dy futbollistët e tjerë të skuadrës katalanase portieri Mark-Andre Ter Shtegen dhe mbrojtësi Nelson Semedo.

mesi

ter shtegen

nelson semedo

“El Mundo Deportivo” raporton se drejtuesit e klubit po shqyrtojnë tashmë se sa do t’u kushtojnë rinovimet e kontratave të futbollistëve të tyre. Ngërçi i vetëm është paga e portierit gjerman Ter Shtegen, i cili kërkon të paguhet 12 milionë euro në sezon duke argumentuar se shumë lojtarë të tjerë që aktivizohen më pak se ai, paguhen më tepër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"