Barazuan ndaj Frankfurtit, Ksavi: Mos më thoni që Europa Liga është e lehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2022 | 9:13

Barazuan ndaj Frankfurtit, Ksavi: Mos më thoni që Europa Liga është e lehtë

Ksavi e ka etiketuar si një rival shumë të vështirë Frankfurtin. Ai ka parë për një pjesë të madhe të takimit që skuadra që drejton të dominohet nga gjermanët. Ndaj, barazimi nuk tingëllon keq në fund.

KSAVI 1

“Përballë kishim një rival të fortë dhe shumë fizik. Kemi krijuar më pak raste se zakonisht, por jemi të kënaqur me rezultatin në fund. Kjo tregon se në Europë të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira.

Unë parashikoj një ndeshje të vështirë edhe në fushën tonë, pasi Frankfurti ka treguar se është mjaft i përgatitur fizikisht. Por fakti që luajmë para publikut tonë na jep një dorë. Pike? Nuk besoj se do të jetë diçka shqetësuese”, ka thënë Ksavi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"