Barazimi me Skënderbeun, Brdariç: U befasuam në pjesën e parë, Vllaznia nuk mund të bëjë më shumë se kaq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 23:49

Barazimi me Skënderbeun, Brdariç: U befasuam në pjesën e parë, Vllaznia nuk mund të bëjë më shumë se kaq

Vllaznia ngeci në transfertë ndaj Skënderbeut ditën e sotme, teksa në Korçë nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. Pas ndeshjes, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç, u shpreh për “Gol pas Goli” se nuk mund ta shpjegojë atë që ndodhi në pjesën e parë, teksa tha se skuadra e tij është në maksimum dhe nuk mund të bëjë më shumë.

brdaric

NDESHJA– Edhe unë jam i befasuar nga pjesa e parë. Nuk e di se çfarë ndodhi. Skënderbeu ishte shumë agresiv. Ne pjesën e dytë ne reaguam, por nuk kam asnjë shpjegim për pjesën e parë.

DILAVER– Jam i kënaqur, pasi goli do i japë më shumë besim atij. Më shqetëson gjendja e skuadrës. E kishim përgatitur mirë ndeshjen, pasi e dinim që Skënderbeu mund të na hapte probleme. Jam i shqetësuar se ndonjë nga lojtarët tanë, mund të mos ketë qenë mirë.

NDRYSHIMET NË SKUADËR- Duhet t’i japim freski skuadrës pasi ka ngjeshje kalendari. Vendosëm ta ulim Dilaverin në stol, për ta çlodhur dhe për të parë të tjerët. Megjithatë një pikë duhet t ëna kënaqë, pavarësisht se tifozët duan vetëm fitore.

SHQETËSIM PËR SITUATËN- Ne duhet të kuptojmë se kundërshtarë janë aa që japin më shumë se 100%, ndërsa ne nuk kemi mundësi të rritemi më shumë. Ne jemi në maksimumin tonë. Nuk mund të bëjmë më gabime, në pasimet e topit, aty ku përfitoi edhe Skënderbeu sot.

ARBITRIMI– I kërkova arbitrit të ishte më i vëmendshëm. Në dy raste kisha pretendime për penallti, por ai më tha që nuk ishte dhe ne duhet të luajmë më mirë futboll tani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"