Barazimi me Liverpulin, Guardiola: Anfield u kthye në “tsunami”, s’është kurrë e lehtë të luash këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 21:49

Barazimi me Liverpulin, Guardiola: Anfield u kthye në “tsunami”, s’është kurrë e lehtë të luash këtu

Mançester Siti arriti të merrte vetëm një pikë në transfertën me Liverpulin në “Anfield”. Pas sfidës, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola i thuri elozhe kundërshtarëve.guardiola

“Pjesën e dytë, nëse ke diçka për të mbrojtur, duhet të luash me të gjitha forcat. Në 15-20 minutat e fundit ky stadium u kthye në “tsunami”, ata vinin nga çdo anë. Por pasi Mateo Kovaçiç hyri në fushë, ne mund të bënim më shumë pasime, jo sepse nuk donim më parë, por sepse ata janë vërtet shumë të fortë në presing dhe kundërpresing. Në këtë stadium, nuk është e lehtë. Liverpuli është skuadra më e mirë që kam parë ndonjëherë në presionin e lartë…të luash këtu në Anfield është krejtësisht ndryshe. Mjedisi është një realitet dhe lojtarët e dinë këtë, por ne kurrë nuk u përpoqëm të harronim të luanim”, u shpreh ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"