Barazimi i ndaluar në Gjirokastër, Laçi me ndryshime ndaj Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2019 | 16:09

Barazimi i ndaluar në Gjirokastër, Laçi me ndryshime ndaj Luftëtarit

Laçi ka hedhur pas krahëve barazimin në Vlorë dhe tashmë është e gjitha e përqendruar te përgatitjet për Luftëtarin. Kalendari nuk është treguar fort dashamirës, pasi edhe këtë javë do të luajnë në transfertë. E megjithatë, kohë për të “qarë” shortin dhe për të humbur nuk ka.

laci

Kërkohet me çdo kusht kthesa e madhe dhe këtë herë as X-i nuk do të ishte i papranueshëm. Kërkohet veçse fitorja dhe vend për kompromis nuk ka. Skuadra është dukshëm nën presionin e pikëve, ashtu si edhe vetë stafi teknik. Për këtë motiv, Sulejman Starova, veç aspektit teknik-taktik, po punon ndjeshëm edhe me psikologjinë e lojtarëve.

Gjatë seancës së djeshme,”Bobi” ka bërë prova edhe për formacionin dhe ndjeshëm u fokusua te mbrojtja dhe manovrat. Bardhezinjtë kanë shfaqur defekte të mëdha në prapavijë. I vetmi sinjal i mirë që morën përballë Flamurtarit, ishin rastet e krijuara. Sulmi ishte në një ditë të mirë dhe me shumë lehtësi shkonte në zonën kundërshtare, madje mundën që të shënonin edhe tre gola. Nëse ruajnë ritmin dhe korrigjojnë gabimet në mbrojtje, kthesa nuk do të vononte.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"