“Barazimi do të ishte skandaloz”, Shpëtim Duro: Në qoftë se do të ishte Nuabueze i vjetshëm, jam i bindur që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2021 | 18:10

“Barazimi do të ishte skandaloz”, Shpëtim Duro: Në qoftë se do të ishte Nuabueze i vjetshëm, jam i bindur që…

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, u shpreh i kënaqur për triumfin 0-1 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Apolonisë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u shpreh:

bandicam 2021-05-08 18-04-47-613

“Ne e kishim gjithë lojën nën kontroll, nga fillimi deri në fund. Këto janë ndeshje shumë të vështira. Apolonia ka lojtarë të mirë përpara dhe nuk ka përgjegjësinë që kemi ne. Në qoftë se do të bënim gabim sot, nuk do të kishin vlerë ndeshjen e ardhshme. Mund ta zgjidhnim pak më shpejt pjesën e parë për ta bërë më të lehtë. Ishin 2-3 momente ku mund të na godisnin. Në këto momente ndikon rritmi i kampionatit, tensionet, temperaturat.

Ndeshjet i kemi zgjidhur me golat e mesfushorëve. Harmon dhe Xhixha kanë 2 muaj që s’kanë shënuar. Harmon e ndihmon shumë skuadër, por nuk është sulmues tipik goli, Xhixha nuk është në nivelin e tij me situatën që ka kaluar. Deliu, Lushkja dhe Zylfiu kanë bërë ndeshje shumë të mirë.

Ne nuk pritëm, Apolonia ishte në pritje, për të shfrytëzuar me topat e gjatë. Ne e kishim nën kontroll lojën nga fillimi deri në fund, ishim të kujdesshëm mbrapa. Barazimi do të ishte skandaloz në këto momente, rëndësi ka fitorja.

Ne me skuadrat e forta kemi qenë superiorë, frikë kam skuadrat si Apolonia. Kur nuk ke  sulmues goli, situata vështirësohet. Me skuadrat e forta ndryshon fizionomia e lojës. Me pikët e lënë me Apoloninë dhe Kastriotin do të ishin në vend të parë dhe të shkëputur. Në qoftë se do të ishte Nuabueze i vjetshëm, jam i bindur që do të ishim shumë pikë para. Ai i zgjidhte shumë mirë ndeshjet, me skuadrat e poshtme të renditjes.

Partizani ka pasur sy e vesh nga ndeshja e Apolonisë, i kisha venë objektiv vetes fitoren. Tani jam i qetë. Unë kam luajtur 5 ndeshje me Partizanin këtë vit dhe kam dhënë maksimumin”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"