Barazim që ndihmon Barcelonën, Gatuzo “qan” rezultatin: Mund të kishim bërë më mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 23:43

Barazim që ndihmon Barcelonën, Gatuzo “qan” rezultatin: Mund të kishim bërë më mirë

Trajneri i Napolit Xhenaro Gatuzo beson se skuadra e tij mund ta kishte mundur Barcelonën sonte në shtëpi duke parë lojën që bëri ekipi i tij.

gatuzo
Pas barazimit 1-1 me katalanasit, ish-trajneri i Milanit theksoi se Napoli ende nuk “është një skuadër”, Pavarësisht se katalanasit nisen si favoritë për t’u kualifikuar në raundin e çerekfinalevem, Gatuzo synon që Napoli të përmbushë misionin në “Kamp Nou”.

“Bëmë lojën që kishim nevojë, ndoshta mund të kishim bërë më mirë në ndërtimin e aksioneve dhe kontrollin e topit. Ata patën pak raste, sigurisht që ndikoi dhe lodhja jonë te rezultati. Sidoqoftë, asgjë nuk përjashtohet. Napoli nuk është një skuadër, ata ishin superiorë ndaj nesh, por ne do të shkojmë në ‘Kamp Nou’ për t’ia dalë mbanë”, deklaroi Gatuzo pas barazimit me Barcelonën 1-1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"