Ballkani zyrtarizon goditjen më të bujshme në merkato, firmos mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2023 | 21:06

Ballkani zyrtarizon goditjen më të bujshme në merkato, firmos mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Klubi i Ballkanit vazhdon përforcimet në merkaton e janarit, teksa po bëhet gati për pjesën e dytë të sezonit ku synon që të mbrojë titullin kampion të vitit të kaluar. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka në dispozicione emra shumë të rëndësishëm, por i ka shtuar “koleksionit” edhe një futbollist me shumë përvojë dhe cilësi si Lorenc Trashi.

trashi nexhipi

Marrëveshja mes palëve ishte lajmëruar prej disa ditësh por zyrtarizmi i saj është bërë sot, teksa Trashi ka nënshkruar një kontratë prej dy vitesh e gjysmë më kampionët në fuqi të Kosovës që synojnë të ndërtojnë një skuadër të denjë për të marrë pjesë rregullisht në grupet e Ligës së Konferencës.

NJOFTIMI I FC BALLKANIT

??????? ?????? ??????!!

Ju njoftojmë se ?????? ?????? është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!

T????? ka firmosur me klubin tonë për ? ???? e gjysmë, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë.

?????? ka qenë pjesë e ekipeve si ?? ??????? , ?? ?????????  dhe së fundmi ishte pjesë e klubit ?????? ?? (Kuvajt).

Vlen të ceket se ?????? ?????? ishte edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë!!

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.

trashi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"