Bakaj nga minuta e parë, Kukësi me 4 sulmuesa ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2017 | 12:30

Bakaj nga minuta e parë, Kukësi me 4 sulmuesa ndaj Skënderbeut

Kukësi është gati për ndeshjen më të rëndësishme të këtij fillimsezoni. Skuadra u ka dhënë fund përgatitjeve me një seancë në fushën e stadiumit “Zeqir Ymeri”. Stafi teknik zyrtarisht duhet të bëjë llogaritë pa Ylli Shametin, ndërsa Elis Bakaj do të jetë gati. Fantazisti mbajti pezull 11-shen, megjithatë pas dy stërvitjeve të fundit, ka konfirmuar se është gati.

kukesi

Edhe pse Mladen Milinkoviç e “shkartisi” grupin, mësohet se 49- vjeçari i ka zgjedhur titullarët. Porta mbetet “pronë” e Koliçit, i cili, edhe pse ka pasur dhimbje në këmbë mbas ndeshjes me Laçin, do të jetë në krye të detyrës.

Kukesi

Hallaçi me Imamin do mbulojnë krahët e mbrojtjes, ndërsa në qendër, veç Allës, do të luajë Hoxha, që do të zëvendësojë Shametin e dëmtuar. Mesfusha përbëhet nga Guri në të djathtë, Krokotiç e Musolli në qendër, Kale në të majtë. Sulmi i mbetet Bakajt dhe Alijevit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"