Bajerni në hall, Levandovski tremb skuadrën gjermane. Operohet pas 2 javësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 12:50

Bajerni në hall, Levandovski tremb skuadrën gjermane. Operohet pas 2 javësh

Robert Levandovski tremb skuadrën e Bajernit. Sulmuesi polak që po shkëlqen me kampionët e Gjermanisë në këtë sezon mund të mungojë për një kohë të gjatë.

levandovsk

Sipas “Bild”, numri 9 ka një problem në zonën pelvike dhe do t’i nënshtrohet një operacioni. I vetmi dyshim është nëse lojtari do të operohet tani apo pas ndeshjeve me Olimpiakosin dhe Dortmundin. Mundësia më e madhe është që ky operacion të zhvillohet në pushimin e kombëtareve.

Bajerni do të ishte më se i lumtur nëse sulmuesi do ta kryente ndërhyrjen pas dy javësh, duke qenë se ai do të rikthehej në kohë për të përfunduar fazën e parë të sezonit. Ndërkohë, problemet e para të lojtarit janë vënë re në ndeshjen ndaj Olimpiakosit, edhe pse klubi ka preferuar ta mbajë të fshehtë këtë gjë, duke mos përhapur panik te tifozët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"