Bajerni do të mbyllë “sagën” me futbollistin e Mançester Sitit, drejtori i bavarezëve takohet me njerëzit e afërt të yllit gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2020 | 23:58

Bajerni do të mbyllë “sagën” me futbollistin e Mançester Sitit, drejtori i bavarezëve takohet me njerëzit e afërt të yllit gjerman

Bajerni është i vendosur t’i shkojë deri në fund “serialit” Leroi Sane, madje ka intensifikuar veprimet për të bindur bashkëpunëtorët e futbollistit të Mançester Sitit për të mbërritur sezonin e ardhshëm në Gjermani.

Leroy-Sane-Kevin-de-Bruyne

Media gjermane “Bild” shkruan se drejtori sportiv i Bajernit Hasan Salihamixhiç është takuar me disa njerëz të afërt të futbollistit të kampionëve të Anglisë në mënyrë që të ndikojnë te firmosja me Bajernin.

Që prej sezonit të kaluar, Bajerni ka tentuar vazhdimisht të bindë Sanenë të luajë me ta, por Mançester Siti ka rritur koston e anësorit gjerman duka i detyruar bavarezët të stepen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"