Bajer Leverkusen shpallet kampion, merr fund rekordi i pabesueshëm i Kingslei Koman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 20:36

Bajer Leverkusen shpallet kampion, merr fund rekordi i pabesueshëm i Kingslei Koman

Titulli kampion i Bajer Leverkusen, i ka dhënë fund ecurisë së jashtëzakonshme si fitues të kampionatit të ekipit të Bajern Mynih në Bundesligë, por sidomos një ecurie mbresëlënëse rekord të francezit Kingslei Koman.

asdasddasadsdasads

Para këtij sezoni, futbollisti 27-vjeçar, kishte festuar titullin kampion në prej 11 sezoneve të tij në futbollin profesionist në 5 ligat e mëdha europiane duke qenë pjesë e dy skuadrave të ndryshme fituese në fakt në edicionin 2015-2016, duke siguruar 12 medalje fituesi.

Ai nisi karrierën te PSG duke fituar atje titujt kampion në sezonet 2012-13 dhe 2013-14. Ai më pas u transferua te Juventusi ku fitoi titullin kampion në sezonin 2014-15 dhe luajti një ndeshje në edicionin pasardhës, ku Juventusi fitoi titullin, ashtu si edhe skuadra e tij e radhës, Bajern Mynih, duke siguruar njëkohësisht dy medalje në atë edicion.

Koman ishte një nga emrat e rëndësishëm të Bajernit në këto 8 edicione radhazi që nga ai vit, duke festuar në fund çdo herë me trofeun e kampionatit, derisa erdhi Leverkuseni që i dha fund ecurisë mbresëlënëse të bavarezëve dhe lojtarit francez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"