Axhenda e javës së shtatë të Superiores, ja kur do të zhvillohen 5 duelet e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 23:45

Axhenda e javës së shtatë të Superiores, ja kur do të zhvillohen 5 duelet e radhës

Kategoria Superiore do të rikthehet të premten e 7 tetorit, teksa janë planifikuar të zhvillohen 3 duelet e vlefshme për javën e shtatë.

superiore

Siparin për këtë javë do ta ngrenë duelet Erzeni-Egnatia dhe Tirana-Laçi, të planifikuara për t’u zhvilluar në orën 15:00, për të kulmuar më pas me sfidënn Vllaznia-Partizani, që do të startojë në orën 17:45 në “Loro Boriçi”.

Java e shtatë e Superiores do të mbyllet ditën e shtunë me sfidat Kukësi-Bylisi dhe Kastrioti-Teuta. Të dy këto duele do të luhen në orën 15:00.

AXHENDA E PLOTË E JAVËS SË SHTATË TË SUPERIORES:

E premte, 7 tetor

Erzeni-Egnatia ora 15:00 (“Niko Dovana”)

Tirana-Laçi ora 15:00 (“Selman Stërmasi”)

Vllaznia-Partizani ora 17:45 (“Loro Boriçi”)

E shtunë, 8 tetor

Kukësi-Bylis ora 15:00 (“Kukës Arena”)

Kastrioti-Teuta ora 15:00 (Stadiumi Kamzë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"