Aventurë e re për Vedat Muriqin, gjiganti i La Ligës bën gati ofertën për të transferuar sulmuesin e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2023 | 15:48

Aventurë e re për Vedat Muriqin, gjiganti i La Ligës bën gati ofertën për të transferuar sulmuesin e Kosovës

Vedat Muriqi është kthyer në një yll të vërtetë në Majorka. Sulmuesi i kombëtares kosovare vazhdon të shënojë si makineri për ishullorët. Ai ishte vendimtar edhe në kualifikimin e Majorkës në Kupën e Mbretit të mërkurën në mbrëmje me një gol dhe një asist. Kjo ka bërë që gjigantë të futbollit spanjoll të kthejnë sytë nga ai.

muriqi

Sipas mediave spanjolle, shumë shpejt ai mund të bëjë hapin e madh në La Liga, me Atletikon e Madridit që është shfaqur në horizont për shërbimet e tij.

Siç bën me dije “Mundo Deportivo”, që nga nisja e sezonit, Atletiko po e ndjek nga afër Muriqin dhe është gati që në verë të dalë me një ofertë prej 15 milionë eurosh për shërbimet e tij.

Nga ana e saj, Majorka kërkon 20 milionë euro për 28-vjeçarin, autor i 13 golave në 18 ndeshje me skuadrën e drejtuar nga Havier Aguirre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"