Atmosfera elektrizuese në Stamboll/ Tifozët e Interit dhe Sitit pushtojnë metropolin turk (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 15:46

Atmosfera elektrizuese në Stamboll/ Tifozët e Interit dhe Sitit pushtojnë metropolin turk (VIDEO)

Atmosferë elektrizuese para finales së madhe të Champions-it. Tifozët e Interit dhe të Mançester Sitit kanë mbushur baret në qendër të Stambollit, teksa po përgatiten për të përjetuar magjinë e këtij dueli special. 

1_GettyImages-1258536548-800x533

Atmosfera ishte unike në parqet qendrore e po ashtu në zonat e dedikuara për fansat, ndërkohë që shumë prej vizitorëve e shfrytëzuan kohën për të bërë fotografi në atraksionet e metropolit turk.  

  Shumë të tjerë zgjodhën të qëndronin në bare e restorante, e këndonin këngë dhe brohoritnin për ekipin e tyre të zemrës.  

Një pjesë e tifozëve bënë foto me trofeun zyrtar të Ligës së Kampioneve, që do të qëndrojë i ekspozuar deri sa të niset në stadiumin “Ataturk” për finalen e madhe.  Impianti ku do të luhet finalja ka një kapacitet prej 75 mijë spektatorësh dhe do te jtë i tejmbushur.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"