“Atë lehtësi te pësimi i golit nuk e toleroj”, Orges Shehi: Është hera e dytë dhe duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 12:46

“Atë lehtësi te pësimi i golit nuk e toleroj”, Orges Shehi: Është hera e dytë dhe duhet të…

Orges Shehit nuk i del inati me golin e marrë në sfidën me Egnatian. Pas ndeshjes me rrogozhinasit, Shehi ishte shumë i mërzitur se si skuadra e tij në mënyrë fëminore nuk diti të ndalte një skuadër si Egnatia, ndërsa Demiri hyri mes katër futbollistëve dhe shënoi një supergol.

Orges Shehi

“Më vjen shumë keq që në ndeshjen me Egnatian lamë dy pikë. U munduam ta fitonim takimin. Kishim lojën nën kontroll. Më vjen keq që realizojmë, por avantazhi nuk na zgjat shumë. Menjëherë marrim gol. Pas ndeshjes i pashë rastet. Vendimi i golit të Seferit ishte i drejtë, sepse Xhixha ishte në rrezen e topit, ndërsa rasti i Ngosë për mua është penallti dhe VAR-i nuk e sheh”, tha në fillim Shehi. Më pas trajneri i Tiranës i jep një shkundje të fortë ekipit të tij për mënyrën se si e pësoi golin e Egnatias.

“Ne duhet të jemi më të egër. Nuk mund të jemi aq të lehtë dhe të brishtë, sidomos kur kalojmë në avantazh dhe është hera e dytë që na ndodh. Pastaj kur jemi të barabartë, hidhemi në sulm dhe kundërshtari mund të na rrezikojë në kundërsulm. Ama nëse shënojmë gol dhe pësojmë është gabim. Në fillim duhet ta riparojmë në mendje dhe më pas në anën tekniko-taktike. Më vjen keq, por meritonim më shumë. Terreni na penalizon, na bën nervozë lojtarët dhe ata asnjëherë nuk e kontrollojnë mirë topin”, mbylli Orges Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"