Atalanta merr lajmin e keq, bergamaskëve i dëmtohet lojtari kryesor dhe humbet Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 13:48

Atalanta merr lajmin e keq, bergamaskëve i dëmtohet lojtari kryesor dhe humbet Champions-in

Portieri i Atalantës, Pierluixhi Golini nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj PSG-së pasi ka këputur ligamentin e gjurit. Sipas “Sky Sport Italia” testet e sotshme treguan një këputje të ligamentit të gjurit të lojtarit.

golini

Portieri u dëmtua në ndeshjen e fundit të Serisë A. Golini kështu do humbasë të gjithë pjesën e mbetur të Ligës së Kampionëve si dhe ndeshjen ndaj PSG-së.

Marko Sportielo do veshë dorezat për Atalantën për pjesën e mbetur të Championsit por 28 vjeçari ka bërë vetëm 6 paraqitje në Serinë A dhe një paraqitje në Champions këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"