Astrit Hafizi: Triumf i pritur me Moldavinë. Që të jemi ekip i madh, duhet të fitojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 23:52

Astrit Hafizi: Triumf i pritur me Moldavinë. Që të jemi ekip i madh, duhet të fitojmë…

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, komentoi fitoren e thellë 0-4 të Kombëtares Shqiptare ndaj Moldavisë, por edhe gjendjen e ekipit në përgjithësi, teksa ishte i ftuar në emisionin “Kuqezi”.

bandicam 2019-10-14 22-44-32-446

Hafizi u shpreh se fitorja ndaj Moldavisë pritej, por tashmë ekipi duhet të kërkojë fitoret në transfertë, sepse janë ato që e bëjnë diferencën si ekip i madh.

FITORJA NDAJ MOLDAVISË – Fitore e pritur. Vazhdimësia u justifikua pas ndeshjes me Turqinë. Mund të provonim më shumë lojtarë, që nuk janë provuar, por handikapi që duhet të kalojë ekipi kombëtar, na mbetet diçka që nuk po e kalojmë. Ky moment, janë ndeshjet me kundërshtarët direkt në transfertë. Duke mos marrë pikë jashtë, ne na krijohet ky rrezik. Sukses i 2016, ishte që barazuam në Danimarkë, fituam në Portugali, dhe morëm atë ndeshje në Beograd. Turqia këtë herë na mori 6 pikë. Kjo nuk po arrihet të kalohet, pas dy fazave eliminatore.

DIFERENCA – Dallimi mes Shqipërisë dhe Turqisë, është pjekuria e tyre. Ata nuk patën asnjë shans me ne, por arritën që të fitojnë edhe për një gabim tonin. Sot, ata shkuan dhe barazuan me Francën. E mundën edhe brenda në shtëpinë e tyre. Kjo është diferenca, që ekipe që kërkojnë patjetër Europianin, kanë në krahasim me Shqipërinë. Diçka të tillë, një ekip si i joni nuk po arrin që ta bëjë. Atë ditë me Turqinë ne meritonim fitoren, ndoshta edhe më shumë se barazimin, por nuk e morëm. Këto gjëra po na ndodhin neve shumë shpesh.

E ARDHME – Ekipi po freskohet. Po afrohen disa lojtarë që disa nuk i mendonin se do ishin në qendër të vëmendjes. Rëndësi ka që po fitojmë disa lojtarë të rinj. Vlerësimet në këto ndeshje nuk kanë rëndësi. Tashmë, duhet të shohim të marrim pikë në ndeshjet transferta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"