“Asnjë nënvlerësim për Granadën”, Solskjaer: Çdo ndeshje vlen, luajmë për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 13:22

“Asnjë nënvlerësim për Granadën”, Solskjaer: Çdo ndeshje vlen, luajmë për fitore

Granada dhe Mançester Junajtidi nuk janë përballur kurrë mes tyre, madje spanjollët luajnë sot ndeshjen e parë kundër një rivali anglez. Por, mungesa e eksperiencës europiane e iberikëve nuk është një motiv që “Djajtë e Kuq” t’i nënvlerësojnë sot. Ole Gunar Solskjaer, me Champions-in thuajse të siguruar nga renditja në Premier Ligë, do të kërkojë një biletë në gjysmëfinale për të vazhduar ëndrrën që të fitojë trofeun e parë në stolin e klubit. Prandaj vlerësimi dhe respekti sot për rivalët do të jetë maksimal, pavarësisht se më herët ata kanë eliminuar rivalë më të vështirë si Real Sociedadi dhe Milani.

ole-gunnar-solskjaer-man-utd-vs-arsenal-premier-league-2020-21_1d8blx7xzso9czluvdtg6t29o

RESPEKT MAKSIMAL – “I kam parë ndeshjet e Granadës dhe kam folur me disa persona për të kuptuar më shumë rreth brendisë së tyre. Ata janë një skuadër plot eksperiencë dhe karakter. Sezonin e shkuar kanë qenë të shkëlqyer dhe mendoj se janë një prej skuadrave që kanë luajtur më shumë ndeshje këtë edicion”, tha tekniku norvegjez në konferencën për shtyp. “Është shumë e rëndësishme për ne. Ne duhet të jetojmë me parimin se ndeshja e ardhshme është më e rëndësishmja. Unë jam trajneri dhe e di se bëhet fjalë vetëm për pjesën e parë, por është shumë e rëndësishme. Kemi mundur Real Sociedadin dhe Milanin në transfertë dhe kemi barazuar kundër tyre në shtëpi.

Kjo ndeshje, duke qenë se e luajmë jashtë, mund të na japë një avantazh akoma më të madh”. Ai ka marrë edhe Markus Rashfordin në Spanjë, por thotë se do t’i aktivizojë yjet e tij me kujdes për të mos i mbingarkuar: “Ne zgjedhim çdo ndeshje një skuadër që mund ta fitojë atë. Kjo është vetëm ndeshja e parë. Kush mund të luajë 90 minuta, kush mund të luajë 5 minuta, kush ka nevojë për të pushuar, ne bëjmë gjithnjë një kontroll në mëngjes për të parë se si ndihen të gjithë përpara se të zgjedhim formacionin”.

man

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"