As 125 milionë euro nuk mjaftojnë! Liverpuli i thotë përsëri “jo” Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 18:40

As 125 milionë euro nuk mjaftojnë! Liverpuli i thotë përsëri “jo” Barcelonës

Liverpuli vazhdon të mos dorëzohet përballë tentativave të Barcelonës për të afruar brazilianin Filip Kutinjon. Sipas “Goal”, klubi anglez ka refuzuar sot një tjetër ofertë që i vinte nga Spanja, këtë radhë prej 125 milionë eurosh, për të firmosur me futbollistin brazilian.

kutinjo

Katalanasit mendonin se duke iu afruar shifrës sw 130 milionë eurove me bonuse të ndryshme, do të mund të siguronin mesfushorin ofensiv brazilian për ta kthyer në yllin e ri të skuadrës pas largimit të Nejmar. Por tashmë është e qartë se Liverpuli po përpiqet në çdo mënyrë që të rritë vlerën e tij duke i thënë “jo”, qëndrim që mendohet se do të ndryshojë kur shuma të arrijë 150 milionë eurot.

kutinjo

Ndërkohë, lojtari vazhdon të mos marrë pjesë në ndeshjet që luan Liverpuli, i lënë pushim për shkak të një dëmtimi misterioz. Futbollisti i ka kërkuar klubit ta shesë, por Liverpuli ka bllokuar transferimin e tij deri në një moment kur ta cilësojë shumën që i ofron Barcelona si të parefuzueshme. Anglezët po përfitojnë nga situata se katalanasit janë të dëshpëruar për të bërë një blerje cilësore që të kthejnë optimizmin te tifozët, ndaj po i detyrojnë ata të paguajnë shtrenjtë lojtarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"