Artikulli i “La Gazzetta dello Sport”: Leksione dhe këshilla nga babai, Strakosha pikë kyçe për Lacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 16:42

Artikulli i “La Gazzetta dello Sport”: Leksione dhe këshilla nga babai, Strakosha pikë kyçe për Lacion

Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar një artikull të veçantë gardianit të portës së Lacios, Tomas Strakoshës i cili është sezonin e tij të dytë te skuadra e Lacios. Tashmë Strakosha është kthyer në një siguri për trajneri Simone Inzagi.

strakoshaa

Trajneri i bardhekaltërve ka vendosur të ketë besim të plotë te 23-vjeçari shqiptar gjithashtu edhe në ndeshjen me Marsejën. Strakosha ishte vendimtar në këto sfida me pritjet e tij dhe për kualifikimin e skuadrës së tij në 1/16 e Europa Ligës. Në Europë më para kishte luajtur Silvio Proto, zëvendësuesi i Strakoshas që ende nuk ka debutuar në Seria A. Sezonin e fundit, Strakosha mbajti peshën e portës së Lacios në plot 53 ndeshje.

LAPR0073-kWfF-U310424535981jOE-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Të njëjtin besim që ka te Lacio, Strkosha do që të bëjë edhe te Kombëtarja e Shqipërisë. Pas debutimit të tij në Mars të 2017 në Palermo kundër Italisë ai u alternua me Etrit Berishën i cili gjithashtu ka pasur një aventurë te skuadra e Lacios para se të transferohej te Atalanta. Në mes të Tetorit në ndeshjen me Izraelin, Strakosha e parakaloi atë. Dhe të shtunën, në Ligën e Kombeve ai do të jetë përsëri startues në sfidën ndaj Skocisë.

Foto-dhe-Thomas-Strakosha

Leksione dhe këshilla – Në rrugën e rritjes plot provime, sidomos për një portier Strakosha gjithnjë e më shumë po bëhet i rëndësishëm për skuadrën e Lacios. Niveli i tij po rritet edhe në arenën ndërkombëtare. Në Formelo, trajneri i portierëve Grixhoni synon të përmirësojë më shumë, sidomos për daljet që janë një nga pikat e dobëta të Strakoshës. Ai ka një karakter dhe dëshirë të madhe për të bërë progres interpretimin e rolit, duke marrë edhe këshilla nga babai i tij Fotaq, i cili gjithashtu ka qenë një portier i ekipit kombëtar të Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"